Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka kaluar me sukses sfidën e koronavirusit, pasi ai sot është shëruar.
Për më shumë se dy javë, Challandes qëndroi në një hotel në Durrës i izoluar nga stafi dhe futbollitët e Kosovës.
Trajneri zviceran është shëruar, dhe sot u pa në aeroportin “Adem Jashari”, teksa ka marrë rrugën për në Zvicër, ka bërë të ditur mediumi “Indeksonline”.
Ai ka munguar në ndeshjet e muajit nëntor, teksa kishte rezultuar pozitiv në testin për “COVID-19”.
Challandes qëndroi i izoluar në hotel në Durrës, atje ku fillimisht kombëtarja e Kosovës para duelit ndaj Shqipërisë.