Ujësjellësi i Prishtinës vazhdon me masa lehtësuese për borxhlinjtë

0
45

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është duke vazhduar aplikimin e masave lehtësuese për konsumatorët borxhlinj.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit”.

“Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë ( që nga 7 tetor 2020) për të ju shmangur procedurave përmbarimore e që përfshijnë sektorin e AMVISERISË dhe BIZNESEVE, po vazhdon edhe më tej. Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet”.

Ujësjellësi i kryeqytetit njëkohësisht falënderon konsumatorët e rregullt dhe ata të cilët janë duke e shfrytëzuar këtë kriter lehtësimi.

Poashtu theksohet se borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ”Prishtina” është mbi 45 milionë euro.