Donald Trump akuzon Pfizer se vonoi lajmin e vaksinës për t’i mohuar atij fitoren

0
121

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Administratën e Ushqimit dhe Barnave – FDA për vonesë të qëllimshme të punës për një vaksinim të coronavirusit në mënyrë “që të prishë shpresat e tij për rizgjedhje”.

Komentet e tij erdhën pasi Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjië BioNTech, njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit ishte më shumë se 90% efektive në provat klinike.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump pretendoi se gjithmonë e kishte ditur se “Pfizer dhe të tjerët do ta shpallnin lajmin e një vaksine vetëm pas zgjedhjeve” dhe se Administrata e Barnave dhe Ushqimit duhet ta kishte njoftuar këtë më herët, “jo për qëllime politike, por për të kursyer jetë.”
Të dhënat e tyre tani do të shkojnë në FDA për miratim dhe pasi FDA të japë dritën jeshile një program vaksinimi masiv mund të fillojë.

‘FDA dhe Demokratët nuk dëshironin që unë të merrja meritat për vaksinën, para zgjedhjeve, kështu që në vend të kësaj doli pesë ditë më vonë – Siç e kam thënë gjithë kohën!’, ka shkruar ai në Twitter.

‘Nëse Joe Biden do të ishte President, nuk do ta kishit vaksinën për katër vjet të tjera, as FDA nuk do ta kishte aprovuar ndonjëherë kaq shpejt. Burokracia do të kishte shkatërruar miliona jetë!’, tha ai.