Armenia dhe Azerbajxhani i japin fund konfliktit të armatosur

0
99

Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit ranë dakord për t’i dhënë fund të gjitha veprimeve ushtarake në rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabahut, pas gjashtë javësh luftimesh intensive.

Kjo marrëveshje u arrit nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministri armen, Nikoll Pashinyan dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Më shumë se 1 000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosën në konfliktin, i cili shpërtheu në shtator.

Kjo ishte lufta më vdekjeprurëse që kur të dy vendet bënë një luftë në rajon në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.

Pavarësisht se kontrollohet kryesisht nga trupat e krishtera armene prej më shumë se një çerek shekulli, Nagorni-Karabahu konsiderohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si pjesë e Azerbajxhanit./ATSH