Rreth 50 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

0
58

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 49 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Në total 49 088 415 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9 926 637 raste deri më tani.

Pas SHBA-së renditen India (8 411 724), Brazili (5 614 258), Rusia (1 733 440), Franca (1 601 367), Spanja (1 365 895), Argjentina (1 217 028), Britania (1 123 197), Kolumbia (1 117 977) dhe Meksika (949 197).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,24 milionë persona, kurse mbi 35,2 milionë janë shëruar./atsh