Jacinda Ardern sërisht kryeministre e Zelandës së re

0
76

Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern u betua sot për një mandat të dytë, tre javë pas zgjedhjeve që ajo i fitoi në një mënyrë akoma më triumfale nga sa mendohej më parë.

Drejtuesja laburiste karizmatike, 40 vjeçe, bëri betimin gjatë një ceremonie në Wellington.

“Unë thjesht do të thoja që është Aotearoa Zelanda e Re që është ulur në këtë tryezë”, theksoi ajo duke cituar emrin maori të vendit dhe duke iu referuar anëtarëve të qeverisë së saj, brenda të cilës gratë dhe komuniteti maori zënë një vend të rëndësishëm.

“Së bashku ata përfaqësojnë perspektiva shumë të ndryshme, talente dhe përvojë të jashtëzakonshme dhe siç do të prisnit gjatë një krize, një angazhim të madh për t’i shërbyer vendit”, shtoi ajo.

Me një rekord shumë të fortë në luftën kundër koronavirusit, Ardern ofroi për laburistët fitoren e tyre më të madhe elektorale që nga viti 1946.

Rezultatet zyrtare të botuara të publikuara sot treguan se ky sukses ishte edhe më i madh nga sa besohej fillimisht kur Ardern fitoi 50,0% të votave (dhe jo 49,0% siç raportohej më parë), dhe fitoi 65 nga 120 vendet në parlament (jo 64)./atsh