Superliga rikthehet në vikend, ky është orari për javën më të zjarrtë të sezonit

0
95

Superliga nuk humbet kohë, gjithçka rikthehet përsëri të shtunën, të dielen dhe të hënën, raporton Gazeta Olle.

Arbëria – Besa do të jetë ndeshja që do ta hap këtë xhiro të Superligës, por kjo ndeshje mbetet nën hije në krahasim me takimet që do luhen të dielen.

Dy super ndeshje, Ballkani – Gjilani dhe Drita – Prishtina luhen të dielen teksa bashkë me to në atë ditë do të luhet edhe takimi mes Llapit dhe Trepçës ’89.

“Derbi i Drenicës” do të luhet të hënën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30./GazetaOlle/