53 persona të vrarë dhe pastaj të djegur nga serbët, brenda një dhome, askush nuk është dënuar

0
920

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, i realizuar nga Produksioni “Oxygen”, do të vazhdoj me serinë e rradhës e cila do të transmetohet në Klan Kosova me datë 10 nëntor, ora 22:00.

Në këtë rrëfim flet i mbijetuari i masakrës në fshatin Poklek të Drenasit në të cilën u vranë dhe u masakruan 53 shqiptarë, për të cilët ka vetëm një varr sepse pas dy ditësh forcat serbe dogjën trupat me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.

Në këtë dokumentar flet edhe babai i të mbijetuarit, drejtori i Shkollës “Rilindja” në Dobroshec, ish-luftëtar të Uçk-së dhe zyrtar të kësaj komune./oxygenpress.info