Rritja e rasteve me Covid-19, Maqedonia anulon përkohësisht futbollin

0
33

Situata epidemiologjike në shtetin e Maqedonisë së Veriut është rënduar së tepërmi.

Si pasojë e kësaj, Maqedonia e Veriut ka vendosur t’i anulojë ndeshjet e futbollit për këtë fundjavë.

Vendimi është marrë në konsultinm me Federatën e Futbollit të Maqedonisë sv Veriut.

Për shkak të ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga COVID-19, futbolli nuk do të luhet këtë fundjavë.

Në këtë situatë, ndeshjet e kampionatit në Maqedoni, të planifikuara për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen.

Është vendosur që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë të zhvillohen një javë më vonë, sigurisht, nëse situata nuk shkon drejt përkeqësimit.