Ndalohen mbajtjet e punëtorive jashtë Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve qeveritare

0
196

Nga Hykmete N. Bajrami

Me propozim të Ministrisë së Financave, sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar mbajtjen e punëtorive jashtë Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve qeveritare. Nëpërmjet këtij vendimi synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike, ku mjetet buxhetore të Qeverisë dhe ato të organizatave të huaja për këtë qëllim mbesin në tregun e Kosovës, duke krijuar mundësi shtesë për ekonominë e vendit, veçanërisht për sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.

Ky veprim është në përputhje edhe me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, nëpërmjet të cilit do të kontribuohet që paratë e buxhetit dhe të organizatave donatore të përfundojnë në tregun vendor, veçanërisht në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Përmes këtij vendimi, Ministria e Financave do të caktojë tarifat e shpenzimit ditor dhe kriteret tjera për punëtoritë e tilla që organizohen brenda Republikës së Kosovës.