Funksionalizohen tualetet në Parkun e Gërmisë

0
159

Nga Fatime Hajdari

Pas një kohe të gjatë që qëndruan jofunksionale, toaletet në peizazhin e mbrojtur të Gërmisë janë tashmë në dispozicion të të gjithë vizitorëve.

Projekti i renovimit nga Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës, ka funksionalizuar toaletet, me kushtet më të mira.

Hapësirat e toaleteve në Gërmi tashmë kanë marrë pamje krejtësisht tjetër, me trajtim deri në çdo detaj.

Në mënyrë që në këto toalete të ruhet gjendja e mirë dhe që mos të dalin më jashtë funksioni, do të ketë mirëmbajtje të vazhdueshme me kujdes më të shtuar.