U organizuan kampionatet indivuduale për kategoritë e reja në Ferizaj

0
168

Me 17 dhe 18 tetor në shkollën fillore Tefik Qanga në Ferizaj, u organizuan kampionatet individuale për kategoritë e reja të minikadetëve(U13), kadetëve (U16) dhe Juniorëve (U18) me paraqitje masovike në të tri kategoritë, duke dhënë sinjale se në të ardhmen e afërt Kosova do të ketë edhe medalje në arenën ndërkombëtare. Shumë klube po punojnë me moshat e reja e në kampionatin e më të mirëve diferencën e bënë klubet nga Prizreni dhe Ferizaj, pa i lënë anash edhe klubet tjera.

Federata ishte kujdesur që të respektohen masat parandaluese, duke angazhuar një teknik në hyrje të sallës për kontrollim të temperatures, pastaj vendosjen e dezinfektuesve dhe shpërndarjen e maskave.

Të shtunën, në garat e minikadetëve dhe kadetëve pas garave në grupe dhe në garat eleminuese, këta ishin fituesit:

Meshkujt MINIKADETË

1. Adriatik Maloku

2. Erjon Reka

3. Endri Reka

3. Anes Behluli

Femrat- MINIKADETE

1. Taibe Ruli

2. Ajola Behluli

3. Elsa Behluli

3. Maxhire Sojeva

Meshkujt – KADETË

1. Blend Hajdari

2. Adriatik Maloku

3. Rilind Gashi

3. Anes Behluli

Femrat – KADETE

1. Shega Hashani

2. Lene Osmani

3. Adea Babuni

3. Liza Shabani

Të dielën u organizua kampionati individual i Kosovës për Junior, po ashtu fillimisht në garat e grupeve e pastaj në garat eleminuese, pas shumë ndeshjeve interesante këta ishin fituesit:

Meshkujt – JUNIOR

1. Fatih Karabaxhaku

2. Aulon Bivolaku

3. Blend Hajdari

3. Sylejman Çerkini

Femrat – JUNIORE

1. Lene Osmani

2. Shega Hashani

3. Alma Hoxha

3. Bjondina Hasani

GARAT E KUPES SË KOSOVES

Gjatë mesit të javës u zhvilluan edhe garat e kupës së Kosoves në të tri kategoritë, u arritën këto rezultate

U arritën këto rezultate:

Junior M xhiro e 1

Sharri vs Ahmet Hoxha Mk. 3:1

Femrat xhiro e 1

Shkolla Ahmet Hoxha vs Maestro 3:0

Lidhja e Prizrenit vs Ahmet Hoxha Mk 3:0

Senior M xhiro e 2

Prizreni vs Lidhja e Prizrenit. 1:3

Priping vs Liria. 0:3

Elting Dardania vs Ahmet Hoxha 3:0

Prishtina vs Sharri. 3:0