Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 52 aktakuza, kundër 72 personave

0
38

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza, kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur
një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së
arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për
vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit
për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme
penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri
dhe ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48
orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tetë (8)
aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48
orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave,
për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6)
aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.