FemArt Festival, edicioni i 8-të fillon sonte, agjenda e ditës së parë

0
71

FemArti është festival feminist i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka arritur që përmes artit të mirë dhe kualitativ të krijuar nga artistet dhe aktivistet të fuqizoj gratë dhe vajzat në njohjen e të drejtave të tyre të plota me qëllim të arritjes së barazisë politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe shoqërore.

DITA 1:

15 tetor, 2020 – E enjte
EKSPOZITË “AKTI I MBRËMJES”
Kuratore: Arta Agani
Artiste/ë: Zake Prelvukaj, Jakup Ferri, Artan Hajrullahu, Adea Pula, Ardiana Sedaj, Ardita Rafuna, Fjolla Ferati, Besfort Syla, Vlora Hajrullahu, Lumjete Havolli.
Vendi: Galeria e Fakultetit të Arteve
Ora: 19:00 – 20:00
KONCERT – ANSAMBLI “ZANAT”
Soliste: Adelina Thaçi –Meta, Elida Kryeziu-Hoti, Diellza Sylejmani, Arstina Kelmendi, Albana Piperku
Pianist: Edon Ramadani
Vendi: Teatri Oda
Ora: 21:30 – 22:30
Hyrja: 2€
SHËNIM: Ky aktivitet zhvillohet në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrëset/sit të respektojnë të gjitha masat për mbrojtjen nga Covid-19 duke mbajtur maskat dhe distancën.