Cili është ndryshimi mes psikologut dhe psikiatrit?

0
302

Ngjashmëritë dhe ndryshimet

Nga emrat tingëllojnë të ngjashëm dhe të dy janë të trajnuar për të diagnostikuar dhe trajtuar njerëzit me kushte të caktuara të shëndetit mendor. Megjithatë psikologët dhe psikiatrit nuk janë e njëjta gjë. Secili prej këtyre profesionistëve ka një formim arsimor, trajnim dhe rol të ndryshëm në trajtim.

Psikiatrit kanë një diplomë mjekësore së bashku me kualifikimet të tjera. Ata përdorin terapi bisedash, medikamente dhe trajtime të tjera për të trajtuar njerëzit me problematika të shëndetit mendor. Psikiatrit janë të licencuar si mjekë. Psikologët kanë një diplomë bachelor dhe master në Psikologji, ku sigurisht specilizohen në fusha të caktuara, të cilat do t’i trajtojmë në vijim. Më së shpeshti, ata përdorin terapi bisede për të trajtuar kushtet e shëndetit mendor. Gjithashtu mund të veprojnë si konsulentë së bashku me ofruesit të tjerë të kujdesit shëndetësor.

Dallimet në praktikë

Psikiatrit dhe psikologët përdorin mjete të ndryshme për të trajtuar kushtet e shëndetit mendor. Ndonjëherë ato punojnë në mjedise të ndryshme.

Psikiatrit mund të punojnë në këto mjedise:
– klinika private
– spitale
– spitale psikiatrike
– qendrat mjekësore
– shtëpitë e të moshuarve
– burgje
– programet e rehabilitimit
– azile

Ata shpesh trajtojnë njerëzit me një gjendje të shëndetit mendor që kërkon ilaçe, të tilla si:
– çrregullime të ankthit
– çrregullime të hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes
– çrregullimin e bipolaritetit
– depresionin e rëndë
– çrregullimin e stresit post-traumatik
– skizofreninë

Psikiatrit diagnostikojnë kushte të caktuara të shëndetit mendor duke përdorur:
– teste psikologjike
– vlerësimet nga bisedat gjatë takimeve private
– testet laboratorike për të parë shkaqet fizike të simptomave

Pasi të kenë bërë një diagnozë, psikiatrit mund t’i drejtojnë pacientët te një psikoterapist për terapi ose t’u japin ilaçe, si: ilaçe kundër depresionit, ilaçe antipsikotike, stabilizues të humorit, stimulues, qetësues etj.

Pas dhënies së ilaçeve, një psikiatër do ta monitorojë nga afër pacientin për shenja përmirësimi dhe ndonjë efekt anësor. Mund të praktikojë lloje të tjera të trajtimeve, duke përfshirë terapinë elektrokonvulsive ose terapinë e dritës.

Kur trajtojnë fëmijët, psikiatrit do të fillojnë me një ekzaminim gjithëpërfshirës të shëndetit mendor. Kjo i ndihmon ata të vlerësojnë shumë përbërës që qëndrojnë në themel të çështjeve të shëndetit mendor të një fëmije, duke përfshirë përvojat emocionale, njohëse, arsimore, familjare dhe gjenetike.

Psikologët në mënyrë të ngjashme punojnë me njerëz që kanë kushte të caktuara të shëndetit mendor. Ata i diagnostikojnë këto kushte duke përdorur intervista, sondazhe dhe vëzhgime. Një nga ndryshimet e mëdha midis këtyre profesionistëve të shëndetit mendor është se psikologët nuk mund të japin recetë me ilaçe, me përjashtim të rasteve kur kanë kualifikime shtesë.

Psikologët mund të punojnë në mjedise të ngjashme me psikiatrit, duke përfshirë:
– praktikat private
– spitalet
– spitalet psikiatrike
– qendrat mjekësore universitare
– shtëpitë e të moshuarve
– burgjet
– programe rehabilitimi
– azile

Ata zakonisht i trajtojnë njerëzit me terapi bisede. Ky trajtim përfshin uljen me terapistin dhe bisedimin për çdo çështje. Gjatë një sërë seancash, psikologu do të punojë me dikë për ta ndihmuar të kuptojë më mirë simptomat dhe si t’i menaxhojë ato.

Terapia njohëse e sjelljes është një lloj i terapisë së të folurit që psikologët përdorin shpesh. Terapia e të folurit mund të marrë shumë forma, si terapi vetëm me psikologun, terapi në grup ose familjare.

Kur trajtojnë fëmijët, psikologët mund të vlerësojnë fusha të tjera përveç shëndetit mendor, duke përfshirë aftësitë njohëse dhe aftësitë akademike. Ata gjithashtu mund të kryejnë lloje të terapisë që psikiatrit normalisht nuk i praktikojnë, siç është terapia e lojërave.

Ashtu si psikiatrit, psikologët gjithashtu mund të marrin trajnime të specializuara në fusha të tilla si:
– psikologji klinike
– gjeropsikologji
– neuropsikologji
– psikoanalizë
– psikologji kriminalistike
– psikologji e fëmijëve dhe adoleshentëve

Të zgjedhurit mes psikologut dhe psikiatrit

Një psikiatër mund të jetë një zgjedhje më e mirë nëse keni një çështje më komplekse të shëndetit mendor që kërkon ilaçe, të tilla si:

– depresioni i rëndë
– çrregullimi bipolar
– skizofrenia

Nëse po kaloni një kohë të vështirë ose dëshironi të punoni për të kuptuar më mirë mendimet dhe sjelljet tuaja, një psikolog mund të jetë një mundësi më e mirë. Nëse jeni një prind që kërkon trajtim për fëmijën, një psikolog mund të jetë në gjendje të ofrojë lloje të ndryshme të opsioneve të terapisë, të tilla si terapia e lojës. Një psikiatër mund të jetë një zgjedhje më e mirë nëse fëmija juaj ka një çështje mendore më komplekse që kërkon ilaçe.

Cilindo specialist që zgjidhni të shihni, sigurohuni që të kenë:
– përvojë në trajtimin e llojit të gjendjes suaj të shëndetit mendor
– një qasje që ju bën të ndiheni rehat

Burimi: Healthline, Anabel