Vetëm një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një 7 vjeçareje në Prizren

0
72

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale T.TH. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par. 6 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 24.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 24.10.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se i pandehurit në ditën kritike, duke e shfrytëzuar momentin fillimisht e josh të dëmtuarën fëmijë e moshës 7 vjeçare, duke i thënë të shkojnë te shtëpia e tij kinse për të riparuar biçikletën”.

Pala e pakënaqura ndaj këtij vendimi ka të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi.