Osmani-Qeverisë: Nuk e keni gjatë me këtë logjikë

0
69

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Qeverinë për mos miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, tash e gjashtë herë.

Osmani ka thënë se mos prezenca e kryeministrit Avdullah Hoti në këtë seancë, tregon se kjo Qeveri nuk e ka në interes që ky ligj të miratohet.

“Siç po dëshmohet edhe sot pa ndihmën e disave që nuk e kanë votuar këtë qeveri as ky ligj nuk do të kalojë. Më shumë se pesë herë e kam votuar këtë ligj, pra jo vetëm opozita që e kallxon një mungesë të jashtëzakonshme të bashkëpunimit për një ligj kaq të rëndësishëm, por edhe unë si kryetare në asnjë moment nuk janë konsultuar e as kontaktuar e as nuk më është kërkuar mbështetje për kalimin e këtij ligji. Kjo tregon se sa lodhet kjo Qeveri për këtë kligj, dhe vetë fakti që kryeministri nuk është këtu e tregon që nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik që i është shkarkuar vendit nga pandemia”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se pavarësisht që e ka përkrahur këtë Projektligj, ajo ka marrë epitete të ndryshme.

“Si rrjedhojë e mbështetjes së këtij Projektligji bllanko, kamë marrë epitete të ndryshme si palaço parazit, jo legjitime, e shkretë e gjorë… Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar, nuk është mënyra për të arritur unitet për cilëndo çështje.  Jam këtu për treguar se siç e kam votuar edhe pesë herë të tjera do e votoj edhe sot, jo pse e meritoni ju këtë votë… sepse keni treguar arrogancë të paparë”, tha Osmani.

Osmani iu drejtua Qeverisë duke iu thënë se me “këtë logjikë nuk e keni gjatë”.

“Është më rëndësi që këto të thuhen, sepse edhe pasi të votojmë pro do të përballemi sërish me epitete nga më të ndryshmet. Me këtë logjikë nuk e keni gjatë”, tha Osmani.