Trump në spital pas testimit pozitiv me COVID-19

0
54

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, u shtrua dje në mbrëmje vonë në një spital ushtarak, duke theksuar në një videomesazh të shkurtër se ishte mirë.

Trump, i cili mbante maskë, përshëndeti shkurtimisht gazetarët, të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, por nuk tha asgjë dhe hipi në helikopterin presidencial “Marine One”, i cili u ngrit menjëherë më pas.

Sipas zëdhënëses së tij Kayleigh McEnany, presidenti amerikan do të rrijë për disa ditë në spitalin ”Walter Reed”, në kuadër të një kujdesi ekstrem dhe me rekomandimin e mjekut dhe ekspertëve të tij mjekësorë.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e pabesueshme (…). Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë, por duhet të sigurohemi që gjërat shkojnë mirë”, deklaroi ai në një videomesazh të publikuar në Twitter pak pas nisjes së tij.

“Mendoj se do të shkojë mirë! Faleminderit të gjithëve. Dashuri!!!”, shkroi ai në Twitter./ATSH