Nga Këshilli i Studentëve – Fakulteti Filozofik
Të nderuar maturantë, siç edhe e dini të hënën me datë: 05.10.2020, në ambientet e Fakultetit Filozofik do të mbahet provimi pranues në shtatë departamentet e Fakultetit Filozofik.
Ju njoftojmë se provimi pranues do të mbahet si vijon:
Në ora 09:00, në provim pranues do të hyjnë kandidatët për drejtimin Psikologji.
Në ora 11:00, në provim do të hyjnë kandidatët për drejtimet: Histori, Filozofi, Sociologji, Shkenca Politike, Punë Sociale, Antropologji Kulturore, Arkeologji.
Listën e kandidatëve nëpër salla e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://filozofiku.uni-pr.edu/…/Lista-e-kandidateve…
Të gjithë maturantëve Këshilli i Studentëve dhe Organizata Studentore “REFORMA”, ju uron fat dhe suksese në provimin pranues!