AVOKATËT E DJALLIT

0
182

Nga Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi

Ka disa avokatë, që jo kriminelin, të cilin e kanë për detyrë ta mbrojnë, por për lekë, edhe vetë djallin e kishin mbrojtur.
Jo shumë moti një i tillë, që e mban veten si shumë aristokrat, me gjasë meqë e kishte pasur mizën pas veshit, kishte reaguar rreth debatit ne T7 në lidhje me uljen e dënimit për vrasësin e Valbona Markut dhe vajzës së saj. Kishte thënë se edhe krimineli ka të drejtë të mbrohet, meqë paska raste kur prokuroria po gaboka.
I njejti para një kohe kishte thënë se dhuna që raportohet nga gratë ndodhë të jetë e rrejshme, sepse paska gra që mashtrojnë.
I njejti, duke shkelur kodin e etikës profesionale, pasi që unë pata diskutuar rreth rastit tim të dhunës në familje dhe problemeve me mashtrim ekonomik në martesë dhe korrupsion të policisë e gjykatës, ka lidhur bashkëpunim pikërisht me ish-bashkëshortin tim. Me gjasë ia kanë premtuar disa banesa që po ndërtohen te Minimax dhe ndonjë zyre në kompleksin Prishtina Mall.
I njejti avokat del nëpër televizione dhe shet moral. Madje flet për nivel. Ndërsa nuk e bën dallimin se dhunuesi me pozitën e mbrojtur nga sistemi i korruptuar, krimineli multi-milioner i mbrojtur nga një avokat me shumë lidhje dhe ndikim si ky, e ka shumë të lehtë qetësinë. Poashtu edhe një avokat që paguhet si ky, e ka të lehtë ruajtjen e qetësisë dhe humorit të mirë. Fundja, jetojnë në Kosovë, ku sistemi i drejtësisë e favorizon kriminelin dhe ku njerëzit më të pasur janë kriminelat. Prandaj avokati nuk i humb rastet. Dhe pasurohet lehtë. Më shumë ia vlen dhe më të sigurtë e ke të fitosh rastin, kur mbron kriminelin, se sa kur e mbron drejtësinë.