Vdes gazetari Sulejman Gashi

0
516

Para katër vitesh, gazetari nga Kosova, Sulejman Gashi pësoi një sulm kardiak gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në SHBA. Që atëherë u përball me gjendjen komatoze nga e cila për fat të keq asnjëherë nuk doli.

Ish-gazetari Sulejman Gashi ka vdekur sot, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Drilon Gashi, përmes një statusi në Facebook, i cili thotë se i ati po luftonte të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

“Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, ka shkruar ai.

Duke bërë thirrje që për këtë rast të respektohen masat anti-COVID, Drilon Gashi, thotë se në ditët në vijim do jepen informata të mëtutjeshme.

Ky është postimi i plotë i Drilon Gashit.

Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri…

Posted by Drilon S. Gashi on Friday, 11 September 2020