Çmimet e konsumit u rriten në gusht duke e krahasuar me korrikun

0
40

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht 2020, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin gusht 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin gusht 2020, krahasuar me muajin korrik 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.5%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.5%); perime (-1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1) për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2020 me muajin gusht 2019 ishte (-0.5%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej
(-0.5%) në muajin gusht 2020, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-3.2%); perime (-3.7%); pije alkoolike (-1.2%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.1%)-(rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), enë qelqi, takëme dhe enë shtëpiake
(-3.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.0%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (-1.4%); pushime të organizuara (-5.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.6%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.0%); pemë (3.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.1%); kafe, çaj dhe kakao (2.1%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7%); duhan (2.2%); produkte mjekësore aparaturë dhe pajisje (4.8%); shërbime ambulatore (5.5%); blerje e automjeteve (0.8%); shërbime hoteliere (2.4%); sigurime (19.7%)-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK.