Thaçi: Marrëveshja e Uashingtonit, rezultat i përpjekjeve dyvjeçare

0
60

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, iu ka adresuar mediave ditën e hënë duke folur kështu lidhur me arritjen e marrëveshjes ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në praninë edhe të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Thaçi tha se përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën ka qenë e përhershme.

Ai përmendi takimet me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, duke e quajtur Kosovën si vend i mrekullueshëm.

“Në të gjitha takimet që kam zhvilluar me Presidentin Trump, më ka folur për Kosovën si një vend të mrekullueshëm”.

I pari i vendit marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti e vlerëson si përpjekje dyvjeçare nga ana e Kosovës.

Këtu Thaçi përmend kontributin që vlerëson se e ka dhënë vetë ai.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vjet, të premten e kaluar arritëm që në Shtëpinë e Bardhë të formalizohen këto marrëveshje”.

Ai marrëveshjet e nënshkruara të premten, i ka quajtur si hapin më serioz të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Hasëm në vështirësi, pengesa, konspiracioni nga shumë anë. Me formalizimin e marrëveshjes, u konfirmuar se ato kanë qenë të rrejshme dhe paragjykuese”.

Thaçi e ka quajtur angazhimin e ambasadorit Richard Grenell si energjik dhe shumë profesional.