Omar Imeri transferohet te skuadra e superligës turke, Antalyaspor

0
99

Futbollisti shqiptar, Omar Imeri, është transferuar te skuadra turke Antalyaspor.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të deri tanishëm të futbollistit, KF Shkëndija ,transmeton Klan Kosova.

“KF Shkëndija publikisht falemenderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

“Bashkëpunimi i mirë mes KF Shkëndija dhe Antalyaspor FC ka bërë të mundur realizimin e transferimit të Omar Imerit kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni”.

Imeri u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2018 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në fitimin e titullit të kampionit në sezonin garues 2018/2019.