“Jam këtu për të ju thënë se ligësia është kod, pandershmëria është stil”

0
71

Nga Shpëtim Selmani, për Sbunker

“Nuk është se kam bërtitur nëpër rrugë për të ja thënë këtë gjë njerëzve. Vuaj nga frika se bëhem qenie e poshtër sentimentale. Por kam besuar naivisht tek një mision absurd. Luaja në shfaqje tjera dhe hapeshin horizonte tjera. Mundohesha ta jepja më të mirën nga vetja. Një idealist i pashoq që futej në botën e pisllëkut. Të merremi vesh. Nuk jam këtu për t’u shkrehur në vaj. As të mbajë kurorën e patetizmit. Jam këtu për të ju thënë se duhet të bëheni barbar. Jam këtu për të ju thënë se duhet ta hani njëri-tjetrin. Jam këtu për të ju thënë se ligësia është kod. Pandershmëria është stil.”