Avdullah Hoti: Jemi një hapa para përmbylljes së marrëveshjes

0
64

Ka përfunduar takimi mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e Richard Grenell dhe Robert O’Brien, teksa tha se nesër do të shihet marrëveshja pasi është diskutuar.

Kështu tha Hoti pas përfundimit të takimit, teska shtoi se SHBA asnjëherë nuk do të bëj një marrëveshje të dëmshme.

“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhë dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. E kemi bërë një progres në cështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”, tha ai.

Ndër të tjera, Hoti ka konfirmuar se nesër do të shihet marrëveshja e cila është diskutuar.

“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve.Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, tha ai.

Ndryshe, se mund të ketë një marrëveshje ekonomike e ka konfirmuar edhe këshilltari për Siguri, Robert O’brien më herët përmes një shkrimi në Twitter.

Ai tha se të dyja palët kanë bërë shumë progres gjatë këtyre bisedimeve.