Mjalti dhe vlerat e tij për shëndetin

0
220

Mjalti është padyshim një nga ilaçet natyrore më të njohura dhe të vlerësuara. Në kohërat e lashta është përdorur në mjekësinë tradicionale, pikërisht për shkak të vetive të shumta terapeutike.Sot përdoret kryesisht në kuzhinë, mjalti përcaktohet si “super ushqim” për shkak të vetive dhe vlerës së tij shumë të lartë ushqyese. Një lugë mjaltë përmban proteina, enzima natyrale, vitamina thelbësore dhe minerale.Përfitimet më të rëndësishme të mjaltit janë kryesisht për shkak të antioksidantëve të tij, siç janë fenolet dhe flavonoidet, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe inflamacionit. Mjalti ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Mjalti gjithashtu ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit, duke ulur ato të kolesterolit të keq.

Përveç që është i pasur me antioksidantë, mjalti ka edhe veti antibakteriale dhe antiseptike që përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe djegiet. Mjalti gjithashtu ndihmon në parandalimin e infeksioneve të lëkurës.

Aplikimi i mjaltit direkt në lëkurë gjithashtu na ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e akneve dhe zbokthit, por edhe në lehtësimin e kruajtjes.
Mjalti gjithashtu përmirëson faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës në mesin e diabetikëve: ndryshe nga sheqeri i rafinuar, ai nuk rrit sheqerin në gjak ne majat klasike (dhe të rrezikshme).

Pavarësisht nga keto veti , mjalti nuk duhet të konsiderohet një ushqim për diabetikët, për shkak të karbohidrateve të tij. Nëse vuani nga diabeti, këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të konsumoni mjaltë.