Mijëra qytetarë protestojnë kundër masave anti-pandemi në Berlin

0
52

Përderisa të gjithë po mundohen ta luftojnë COVID-19, janë me mijëra skeptikë të cilët po kundërshtojnë masat anti-pandemi në Berlin të Gjermanisë.

Është paraparë që 22 mijë persona të marrin pjesë në këtë protestë, ngjarje kjo që është duke u monitoruar nga Policia, ku po përcillet me vëmendje nëse të gjithë njerëzit po mbajnë maskën dhe distancën e duhur, shkruan Euronews.

Autoritetet e Berlinit kishin ndaluar më parë demonstratën nga frika se nuk do të zbatohej kërkesa e mbajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskës, masa këto që tani më po praktikohet në shumë vende të botës.

“Ne duhet të mbrojmë liritë tona,” tha një protestuese Christina Holz.

Kishte të atillë që u munduan ta ndërpresin këtë protestë, derisa gjatë mbrëmjes së të premtes në krah u doli dhe Gjykata Administrative e Berlinit, duke thënë se nuk kishte asnjë tregues se organizatorët do të “injoronin qëllimisht” rregullat e distancës sociale dhe do të rrezikonin shëndetin publik.

Një marshim i ngjashëm ishte zhvilluar edhe disa javë më parë, por autoritetet kanë ndërhyrë gjatë protestës nga frika se protestuesit nuk do të mund ta respektojnë distancën sociale.

Kujtojmë se Gjermania deri më tani nuk ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19, por në disa vende tjera të Evropës është raportuar për rritje të numrit të rasteve me koronavirus./KlanKosova