Bashkimi Evropian financim për 1 mijë km shtigje, që lidh Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë

0
40

Vlerësimi i pasurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë rajon.

Bashkimi Europian ka financuar më shumë se 1,000 km shtigje të pandërprera në distanca të gjata me qëllim zhvillimin e turizmit.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka publikuar sot disa peizazhe nga Via Dinarica që lidh Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Këto peizazhe të mrekullueshme janë pjesë e Via Dinarica që lidh Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë. Më shumë se 1,000 km shtigje të pandërprera në distanca të gjata janë financuar nga BE me qëllim zhvillimin e turizmit vendor dhe vlerësimit të pasurisë unike natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar delegacioni i Bashkimit Europian.