Shënohet Dita Ndërkombëtare kushtuar Viktimave të Terrorizmit

0
51

Nga Agim Veliu, ministër Punëve të Brendshme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kushtuar Viktimave të Terrorizmit, sot përkujtojmë dhe nderojmë viktimat e terrorizmit, ndërsa përkushtimi i Republikës së Kosovës mbetet përkrah vendeve demokratike, për të përkrahur të gjithë ata që kanë mbijetuar nga terrorizmi.

Parandalimi i të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një ndër prioritet kryesore për Qeverinë e Kosovës dhe ne kemi ndërmarrë hapa konkret për të adresuar çështjet e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria e Kosovës e në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj dhe ofrimin e sigurisë dhe rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.