“Fondacioni Vjosa” që synon të ndërtojë 30 shtëpi për adoleshentët autik, realizon portretin e Besim Dinës

0
320

Fondacioni ‘Vjosa’ do t’ua lehtësojë jetesën adoleshentëve autik në Kosovë, kjo falë iniciativës së arkitektit të suksesshëm shqiptar, Lulzim Behxheti, i cili jeton dhe vepron prej më shumë se 30 viteve në Helsinki të Finlandës.

Ky projekt synon të ndërtojë 30 shtëpi për adoleshentët autik të Kosovës.

Projekti i Fondacionit Vjosa tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian dhe se i njëjti projekt do të prezantohet edhe në OKB, gjegjësisht UNICEF.

Behxheti ka zbuluar detaje si do të jetojnë fëmijët nëpër këto shtëpi, sipas tij, fëmijët do të qëndrojnë 12 deri në 24 muaj dhe do të jenë nën përkujdesin e stafit të specializuar.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se pas qëndrimit prej 12 deri në 24 muaj, të rinjtë autik më pastaj do të dërgohen në banesa kolektive, por që sipas tij kjo gjë varet nga fondet.

Së fundmi ky fondacion ka realizur edhe portretin e Besim Dinës, portret i cili do të shitet në një ankand së bashku më shumë portrete të tjera në një gala mbrëmje që do të organizohet në Prishtinë si fazë e parë e këtij projekti.