Fakte historike: Shqiptaro-amerikanët dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (5)

0
44

Nga Naim Dedushaj

Senatori Robert Dole (Bob Dole) Pjesa 5

NDIHMA E SENATIT AMERIKAN PER KOSOVEN –SHPERBLIM PER ANGAZHIMIN E SHQIPTARO-AMERIKANEVE

Me 21 shtator 1995 Senati I SHBA-ve, aprovoi vendimin për dhënien e së paku 6 milionë dollarëve ndihmë për Kosovën.

Ky vendim u mor me angazhimin personal te Senatorit BOB DOLE , lider I shumicës republikane në Senat. Kur dihet edhe angazhimi i administrates se presidentit Clinton për ceshtjen Kosovës, nuk kishte asnje dyshim se vendimi do te behej i plotëfuqishëm.
Ndihma prej 6 milionë dollarëve qe ju dha Kosovës si ndihmë humanitare ishte vazhdim i ndihmës , pothuaj në vlerë te njëjtë që ishte dhene nje vit ma parë .

Ndihmat e ndara dhe te propozuara nga Senati i SHBA-ve, kishin randesi politike dhe ekonomike . Me të Senati dhe SHBA-të, vërtetonin interesimin dhe angazhimin e tyre për zbutjen e gjendjes aktuale dhe të zgjidhjes se cështjes së Kosovës dhe për marrëdhënjet e mira e stabile shqiptaro-amerikane.

Presidenti i Republikës se Kosoves dr. Ibrahim Rugova kishte falenderuar SHBA-të,Senatin Amerikan dhe Senatorin BOB DOLE për Ndihmen prej 6 milionë dollarësh për Kosovën .

Serbia me te gjitha mënyrat ka penguar ndarjen e ketyre fondeve per Kosovën mirëpo e kishte shume te veshtire te pengoj ne ndarjen e keti fondi dhe shume fondeve te tjera nga SHBA-të per Kosovën .

Ndihmat dhe perkrahja amerikane ishin padyshim edhe shpërblimi më i mire për shqiptaro amerikanët të cilët përmes kontakteve me perfaqesuesit e tyre në Kongres dhe Senat ua bëjshin atyre me dije gjendjen në Kosovë , situaten e rëndë nëpër të cilën po kalonte populli I Kosoves .

Perkrahja amerikane per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi me se miri flet se sa i frytshëm ishte angazhimi dhe kontributi ne SHBA i shqiptaro-amerikaneve me dekada.

Ndalohet publikimi dhe perdorimi i ketyre fakteve dhe fotove pa autorizim te autorit .