Shtetasit e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk do u kërkohet testi për COVID-19

0
57

Qytetarëve nga Shqipëria, por edhe qytetarëve të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19. Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës”, deklaron ministri.

Ai tha se bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve./ATSH