OBSH thotë se lëvizja e të rinjve të Europës rriti numrin e infeksioneve të COVID-19

0
39

Dr Hans Kluge, drejtor rajonal i Europës për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), thotë se infektimet në rritje në mes të rinjve mund të jenë edhe shkak i rritjeve të kohëve të fundit në gjithë kontinentin.

Ai i tha programit të BBC sot se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me anëtarët e rinj të shoqërisë, njofton Klan Kosova.

“Një numër në rritje i vendeve po përballen me shpërthime të lokalizuara dhe me një ringjallje të rasteve. Ajo që ne dimë se rritja është pasojë e ndryshimit në sjelljen njerëzore”.

“Ne po marrim raporte nga disa autoritete shëndetësore të një proporcioni më të lartë të infeksioneve të reja në mesin e të rinjve. Kështu që për mua, thirrja është mjaft e lartë për të rimenduar se si të përfshihen më mirë të rinjtë.”

“Ne jemi duke pranuar raporte nga disa autoritete shëndetësore të rritjes së numrit të të infektuarve në mesin e të rinjve. Prandaj për mua, kjo është thirrje e mjaftueshme për të rimenduar sesi po i përfshijmë të rinjtë”.

Kluge ka thënë se si baba i dy vajzave e kupton se të rinjtë “nuk duan t’iu ikë vera”.

Mirëpo ai ka shtuar: Ata kanë përgjegjësi ndaj vetes, prindërve të tyre, gjyshërve dhe komunitetit, dhe ne e dimë tani si të aplikojmë sjellje të mira për shëndetin, andaj le të përfitojmë nga kjo njohuri”.