Në parkun Gërmia po punohet çdo ditë! Secili duhet ta ruaj natyrën

0
149

Nga Fatime Hajdari, Drejtore në Drejtorinë e Parqeve në Komunën e Prishtinës

Krahas angazhimeve rutinore, në peizazhin e mbrojtur “Gërmia” këto ditë po intervenohet në:

🟢 Nivelizimin e terrenit dhe mbjelljen e barit në pjesët ku është e nevojshme;
🟢 Largimin e mbeturinave të hedhura brenda territorit të peizazhit nga persona të pandërgjegjshëm;
🟢 Rregullimin e rrethojave të ishujve të gjelbër;
🟢 Riparimin e kioskave informuese me të dhëna mbi florën dhe faunën e Gërmisë.

Falënderim i veçantë për punën e palodhshme të punëtorëve nga Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura”.