Borrell përfundon takimin me Hotin, e nis atë me Vuçiqin

0
90

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Avdullah Hoti me Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell bashkë me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali, e cila ka publikuar një fotografi të Borrellit me Vuçiqin, para se të nisë takimi mes tyre.

“Josep Borrell tani në takim me presidentin ne Serbisë”, ka shkruar ajo.

Takimi Hoti – Vuçiq në Bruksel

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.

Dialogu mbahet në selinë e Bashkimit Evropian me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ky është takimi i parë në të cilin nuk do të marrë pjesë ish-bashkëbiseduesi kryesor i Brukselit nga Prishtina – presidenti i Kosovës Hashim Thaçi