Fillon ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

0
234

Të mërkurën ka filluar puna për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava gjatë vizitës në vendin e punimit, ka thënë se për një kohë të shkurtër do të përfundojë ndërtimi i xhamisë.

Në fund, Tërnava ka falënderuar kontribuuesit për fillimin e ndërtimit të xhamisë, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës.

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit.