Berisha për ndërtimin e xhamisë qendrore: Aspak e drejtë me qenë më i rëndësishëm një objekt bllokash se jeta e njeriut

0
580

Nga Jeta Berisha, aktiviste për të drejtat e njeriut

Po nisë ndërtimi i xhamisë qëndrore në kryeqytet në kohë pandemie, e në mes krizës më të madhe ekonomike e sociale që ka pa vendi prej pas luftës.
Në Kosovë jetojnë rreth 2 mijë familje në gjendje skamnore, rreth 25 mijë familje me mbi 130 mijë anëtarë e që përfitojnë nga skema sociale diku 80 euro në muaj, ndër ta qytetarë që jetojnë me vetëm 1.85 cent në ditë, hulumtim ky i dalë nga Banka Qendrore në Kosovë. Diku rreth 100 mijë romë jetojnë në kushte të vështira mbijetese. Ndersa, 13.158 pensionistë jetojnë me 158-240 euro në muaj, e mijëra gra, nëna vetëushqyese apo të mbijetuara të çfarëdo forme të dhunës s’kanë nga t’ia mbajnë pa punë e të ardhura bazë.
Me krejt respektin për secilin besim, religjion apo etni, por më e udhës do të ishte që këto donacione të grumbulluara në emër të fesë t’ju ndaheshin nevojtarëve barkthatë.
Aspak e drejtë me promovu feja e solidaritetit diçka të tillë: me qenë më i rëndësishëm një objekt bllokash se jeta e njeriut.