Orges Bunjaku pranon të bëhet pjesë e ekipit të Kosovës

0
199
15.02.2020 St.Jakob Park Basel , SCHWEIZ , Saison 2019/2020 Herren Fussball Super League FC Basel - FC Thun Orges Bunjaku FC Basel *** 15 02 2020 St Jakob Park Basel , SWITZERLAND , Season 2019 2020 Mens Football Super League FC Basel FC Thun Orges Bunjaku FC Basel PUBLICATIONxNOTxINxSUI

Kemal Ademi pak javë më parë zgjedhi të luajë përfundimisht me Kombëtaren e Zvicres, edhe pse kishte pasur bisedime që t’i bashkohet asaj të Kosovës.

Zgjedhja e tij bëri bujë si në Kosovë por edhe në Zvicër, shkruan Gazeta Olle.

Pas Ademit, lajmi i madh te Kosova erdhi nga sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri, i cili zgjedhi përfundimisht të luaj te Kosova.

Kurse, Kosova tashmë ka zgjidhuar një ‘PO’ edhe nga super-futbollisti i talentuar i Baselit, Orges Bunjaku.

Lajmi për Gazeta ‘OLLE’ është konfirmuar edhe nga ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ky i fundit tha se Bunjaku tashmë ka ndarë mendjen që të luajë për Kosovën, por që duhet pritur deri në përfundim të rregullimit të dokumentacioneve për t’u bërë e gjitha zyrtare.

“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën. “, tha fillimisht Sahiti.

“E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, përfundoj Sahiti.

19 vjeçari Bunjaku këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit, duke luajtur edhe një ndeshje në Ligën e Evropës.

Kurse, pozita e tij në fushë është ajo e mesfushorit qendror.

Në të kaluaren, Bunjaku ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës, dhe shihet si një futbollist me të ardhme të madhe para vetes.