Moti për ditën në vijim

0
147

Depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit gjatë ditës së martë, do të sjellë mot më të ftohtë, me erë dhe kryesisht me vransira. Orëve të hershme të mëngjesit priten mundësi për riga lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë.

Pas kalimit të frontit të ftohtë, mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të lartë, që nga dita e mërkurë do të favorizojnë mot të kthjellët dhe kryesisht me diell. Edhe temperaturat sërish do të shënojnë rritje, e prej së premtes do të arrijnë edhe mbi 30C.

7.07.2020 – Në mëngjes riga lokale shiu. Ditën më ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 24C, e në vise malore 9C deri 14C. Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-13m/s, e vende-vende me hove edhe deri në 20m/s. Indeksi UV: 5.

8.07.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht kthjellët, me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 27C, e në vise malore 5C deri 19C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 9.