Gruaja e princit Charles u mahnit nga fshati shqiptar

0
196

Qeparoi është pjesë e Rivierës Shqiptare i pozicionuar në komunën e Himarës, Vlorë. Emri mendohet se vjen nga fjala greke “kipos” që do të thotë kopsht.

Në klubin e fshatit ishte gjysma e ekonomisë europiane. Ishte pronari i Benz Mercedes, ishte Mak Getty i famshëm i naftës, ishte Johnny Pigozzi, presidenti i Citroen.

E pranishme qe edhe Camilla Parker Bowles, bashkëshortja e tanishme e princit Charles, dukesha e Cornwall-it. “Interesante ishte që asnjë prej banorëve të fshatit nuk i njohu,” tregoi Tare i cili shtoi se gjatë një takimi në Londër, Camilla e kujtonte si histori shumë të veçantë.

Gruaja e pronarit të Mercedesit kërkoi të blinte të gjithë fshatin, ta kthente në koloni artistësh dhe ta shndërronte në një vend të denjë për kinemanë dhe turizmin, por “fati nuk shkoi në drejtimin e duhur”.

Ky fshat mbetet një nga destinacionet më bukura në Shqipëri që duhet vizituar të paktën një herë në jetë.

Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Charles

Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Charles