NGA LEGJENDA – NË TURP

0
417

Jemi mësuar të shohim shëmbje të permendoreve, në vendet ish-komuniste. Por, kjo pamje është rexhistruar në Amerikë. Ky njeri me “litar në qafë”, dikur ishte i famshem në tërë botën. Quhet James Marions Sims. Eshtë themelues i gjinekologjisë, mjeksisë qe trajton problemet e gjinisë femrore, posaçërisht – lindjet.

James Sims ishte fizicist amerikan qe u bë i njohur në botë me nderhyrjen kirurgjike në fistulën vesiko-vagjinale për të lehtësuar lindjët e komplikuara te femrat. Për këtë arësye, konsiderohet baba i gjinekologjisë moderne. Emri i tij, këto ditë u shfaqë në media dhe u bë çeshtje diskutimi e protestash në Amerikë, ndonëse ai kishte vekur dekada më heret. Në të vertetë, ky mjek, vdiq dy herë. Heren e parë, në vitin 1883, kurse heren e dytë: në vitin 2018 kur shtatorja e tij e vendosur në Centra Park të Nju Jorkut u largua pergjithmonë nga ky vend. Nuk u largua vetem shtatorja, por edhe emri, respekti e mirënjohja e dikurshme për këtë mjek. Pas disa tendosjeve më ngjyrime racite e politike të muajve të fundit në SHBA, komuniteti afrikan-amerikan ngriti çështjen e rivlerësimit të punës dhe biografisë së këtij mjeku. Në opinion u shfaqen detaje nga puna e tij, deri tani të panjohura ose të injoruara.

Gjinekologu James Sims, u tha se shpikjet e sukseset e tij në mjekësi i kishte arrijtë duke shfrytëzuar femra e skllevëruara afrikane në Amerikë. Ai kishte eksperimentuar duke bërë operacione mjeksore në 12 femra zezake në oborrin e shtëpitsë së tij – shëndërruar në spital. Ajo çfarë shqetëson edhe më shumë, është fakti se për këto operime ai nuk kishte perdorë fare anstezion (mpirje) duke i vënë kështu këto femra nën dhëmbje të tmershme dhe në rrezikë jete. Për më tepër, gjatë këtyre operimeve, ai kishte ftuar mjekët tjerë kolegë dhe studentët e tij, për të eshikuar për së afermi zhvillimin e këtyre nderhyrjeve mbi femrat e skllavëruara. Në një femër të quajtur Anarça, ai madje kishte bërë 13 operime, të gjitha pa anstezion. Në kohën e tij, këto veprime të tmerrshme, nuk u dënuan as ngritën si problem. Perkundrazi, ai u lavdërua për të arrijturat në shkencën e tij, ndonëse aplikonte metoda bizare të punës. Në vitin 1855 ky mjek madje themeloi edhe Spitalin e parë të Femrave në Nju Jork.

Pavarësisht të arrijturave të këtij mjeku, praktika e tij, shfrytëzimi i skllevërve dhe operimet në kushte gadi jonjerëzore, bënë qe sot, nga një shkencëtar i respektuar, ky të shpallet – njeri i padeshiruar, e nga një komunitet, edhe i urryer. U dënua, jo vetem praktika e tij, por madje edhe shtatoret e shënjat e tij në qytetin e Nju Jorkut. Për këtë arësye shtatorja e tij u var dhe largua nga Nju Jorku. Kështu, për gabimet e tij, James Marion Sims u dënua dhe vdiq për herë të dytë. Pa anestezion, vetem me bulldozher.