Java e parë e marsit me vransira, erë dhe të reshura shiu

0
91

Java e parë e muajit mars do të karakterizohet nga depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi rajonin tonë, që do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm, kryesisht me vransira, në fillim të javës kohëpaskohe me riga lokale shiu. Nga dita e mërkurë priten reshje më të shpeshta shiu.
Ditën e premte sërish një ciklon i ri mund të depërtojë në jug të rajonit, i cili do të sjell sërish reshje shiu orëve të mbrëmjes, e ka mundësi më vonë të përzien edhe me reshje bore.
Në aspektin termik, në fillim të javës vendi ynë do të dominohet nga masa të ngrohta ajrore, që sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, e nga mbrëmja e së mërkurës do të shtrihen masa më të freskëta ajrore që kushtëzojnë mot më të freskët dhe rënie të lehtë të temeperaturave.

Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të sillen përreth vlerave mesatare. Erërat që pritet të fryejnë do të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe do t’a zbresin edhe në vlera të mira.

2.03 – Herët në mëngjes kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu. Ditën butë, me erë dhe intervale më të gjata me diell.
3.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vransira, e pasdite edhe me erë. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.
4.03 – Kryesisht vranët. Në mëngjes me erë dhe reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.
5.03-6.03 – Të enjten më freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Ditën e premte kryesisht me vransira. Në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 6C, ndërsa maksimale në fillim të javës 16C deri në 17C, e nga dita mërkurë do të pësojnë rënie në 7C deri 10C.
Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu jugor 7-15m/s, vende-vende me hove deri në 20m/s. Nga dita e enjte do të fryejë erë mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie graduale thellë nën vlera normale.