Fatih Karabaxhaku dhe Linda Zeqiri fitues te turneut per Diten e Pavarsise

0
124
Sot,  17/2/2020, në Palestrën e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë u mbajt turneu tradicional i pingpongut “Dita e Pavarësisë”. Morën pjesë rreth 100 pingpongistë e pingpongiste nga Kosova dhe Shqipëria. Në kushte shumë të mira për lojë në Kryeqytet u zhvillua pingpong cilësor dhe me rivalitet të lartë. Gara mori karakter të veçantë pasi të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë nga: Federata Ndërkombëtare e pingpongut; Federata evropiane; nga federata Mesdhetare si dhe nga ETPA::
• Nënkryetarja e ITTF-it, znj Petra Sorling;
• Zëvendëskryetari i ETTU-së z. Ivo Goran Munivrana;
• Kryetari i ETPA-s z. Stefano Bosi; dhe
• Anëtari i bordit të komitetit për shkencat sportive të ITTF-it z. Branko Sbutega.

Te femrat, në gjysmëfinale u takuan Iliriana Haliti me Hanife Zeqirin dhe Linda Zeqiri me Shega Hashanin. Në gjysmëfinalen e pare pas një ndeshjeje shumë të forte dhe dramatike, fitore shënoi Hanife Zeqiri me 3:2 në sete. Në ndeshjen tjetër, Linda Zeqiri, ishte më e mire se Shega Hashani për ta kompletuar finalen ndërmjet dy motrave, Zeqiri. Finalja kaloi në shenjë të dominimit të Lindës, e cila shënoi fitore me 3:0.

Pas shumë ndeshjeve interesante në garat në grupe dhe në skeletin kryesor, në ndeshjet gjysmëfinale të meshkujt u renditën Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Milot Makoli dhe Blend Hajdari.
Kreshnik Mahmuti u plasua në finale pas fitores ndaj bashkë-lojtarit të tij nga klubi Lidhja e Prizrenit.

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë ishte shumë e ngushtë sa i përket rezultatit dhe u përshkua me goditje të bukura nga të dy lojtarët. Në fund fitorja i takoi Fatihut që me meritë kaloi në finale (3:1).