“Mustaqoshi Larosh” të shtunën në Teatrin Dodona

0
72

Si çdo vikend tjetër, edhe kjo e shtunë (2 nëntor), do të jetë shumë e veçantë për fëmijët që e duan teatrin dhe shfaqjet që përputhen me personazhet që ata duan dhe me imagjinatën e zhvilluar të tyre.

“Mustaqoshi Larosh”, me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës, është shfaqja që do t’i argëtoj fëmijët përgjatë kësaj dite, e cila do të shfaqet në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë, nga ora 12:00-13:40.

Fabula e kësaj shfaqje është kjo: Një vajzë e vogël e ka një manar të vetin. E do, kujdeset për të, e mëson gjëra të ndryshme, por ai, maçoku si maçok, nuk kupton se nuk kupton. Dhe një ditë, vajza duhet t’i lë lojërat dhe të shkojë në shkollë. Se a do të arrijë vajza ta mësoj maçokun e vet, do ta kuptoni në shfaqje.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Roza Berisha Fejzullahu dhe Avdi Azemi, me muzikë nga  Merita Bajri, skenografi nga Mentor Llapashtica e Valdet Rama, me mjeshtër të dritave, Skender Latifin dhe asistent të regjisë , Avni Hoti.