Cila është mosha e duhur për martesë?

0
761

Si shumica e pyetjeve interesante edhe kjo pyetje nuk ka një përgjigje definitive, pasi që shumë ekspertë të kësaj fushe kanë dhënë fakte dhe mosha të ndryshme rreth moshës ideale për martesë.

Nëse bazohemi tek „Pew Research Center“, në vitet e 80-ta mosha më e shpeshtë meshkujve të martuar ishte 25 vjeç, kurse e vajzave ishte 22 vjeç. Në vitin 2011 kjo mesatare është rritur, meshkujt martoheshin në moshën 27 vjeçare, kurse vajzat në moshën 25 vjeçare.

Në pyetësorët e viteve të fundit arsyet për martesë u paraqiten të jenë të ndryshme. Arsye kryesore doli të jetë dashuria, kështu menduan 88% e të anketuarve. Nga ky pyetësorë u nxorën edhe arsye të tjera, si aspekti financiar dhe të drejtat e përfitimeve ligjore,  por në këto të dyja arsye përqindja ishte shumë më e vogël.

Si përfundim, martesa është një marrëveshje e përkushtimit në mes të dy personave, prandaj edhe koha e duhur për martesë zgjedhet nga personat që janë në atë lidhje.