4 milionë celularë për të prodhuar medaljet e “Tokio 2020”

0
129

Janë zbuluar në një ceremoni në Tokio medaljet që do të jepen për atletët më të mirë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike verore të vitit 2020.

Kampionët e disiplinave të ndryshme do të kenë mundësi të varin në qafë jo vetëm flori, argjend apo bronz, por edhe telefona celularë. Sepse të gjitha medaljet janë të përbëra nga copëza të ricikluara të celularëve të ndryshëm.

Madje në total për të gjitha medaljet janë përdorur 78 895 tonë materiale të ricikluara, pasi raportohet se njerëz të ndryshëm kanë dhuruar për këtë nismë 6,21 milionë telefona celularë. Përveç kësaj, për të realizuar këto medalje është përdorur edhe 32 kg flori, 3500 kg argjend dhe 2200 kg bronz.