Kosova me medalje ari dhe të argjendtë në ditën e parë të Lojërave Evropiane në Minsk

0
81

Një medalje ari dhe një e argjendtë është bilanci i dy xhudisteve tona,Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, nga dita e parë e garave në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019.

Majlinda u ngrit sërish në piedestalet më të mëdha të kontinentit tonë.

Kampionia Olimpike fitoi medaljen e artë në garat e xhudos, që po mbahen në kuadër të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Heroina jonë mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës,rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për DistriaKrasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar ngakjo garuese.

Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën ështëtitulli i katërt i kampiones së Evropës. Garat e xhudos në Minskshërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.

Nora Gjakova për pak nuk ia doli të fitojë medaljen e artë, të dytën për Kosovën në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kampionia jonë u mund në finale nga rusja, Daria Mezhetskaia, në finalen e kategorisë -57 kg.

Pas të bronztës së fituar në Lojërat Evropiane Baku 2015, medalja eargjendtë është arritje e madhe për kampionen e Evropës 2018 dhenjëherit sportisten më të mirë të Kosovës për vitin e kaluar.