Keanu Reeves rikthehet në rolin portagonist si vrasës me pagesë

0
604

Keanu Reeves rikthehet në rolin protagonist si një vrasës me pagesë që ka hequr dorë nga puna e tij në serinë e tretë të filmit “John Wick-Kapitulli 3-Parabellum”

Filmi tregon historinë e jetës së John-it që nga filmi i parë dhe i dytë dhe krizën e identitetit në të cilën e gjen veten.

Në serinë e fundit luajnë aktorët Halle Berry, Laurence Fishburne dhe Jerome Flynn.

Në film, John Wick është në kërkim pas vrasjes së një anëtari të një bande ndërkombëtare vrasësish. Për kapjen e tij është ofruar një shumë prej 14 milionë dollarësh.

Ka shumë aspekte të cilat Reeves pëlqen nga personazhi Wick.

“Për mua të vesh kostumin është kënaqësi e madhe. E dua këtë personazh, më pëlqen vullneti i tij dhe pikëllimi i tij. Mendoj që më përshtatet dhe gjithashtu më pëlqen vullneti i tij për të mbijetuar, aftësia e tij dhe sensi i tij i humorit. Mendoj që ai është një njeri i mirë”.

Përveç karakterit kompleks, Reeves pëlqen gjithashtu edhe sekuencat me aksion.

“Në filmin me John Wick, ka luftë me thika, skenë klasike po me më shumë kompleksitet. Mendoj se momenti kur Chad Stahelski, regjizori dhe vizionari regjistroi aksionin e pjesës me motorçikletë, është unik”.

Filmi do të shfaqet zyrtarisht në Amerikën e Veriut më 17 maj.