Kur një grua ka cikël normal, konsiderohet se 95% nuk vuan nga ndonjë problem hormonal. Mbetet sigurisht 5% që mund të shkaktojë simptoma të rëndësishme. Nëse problemi nuk është për shkak të hormoneve, pas tij mund të fshihet një arsye tjetër shëndetësore. Vlerat e hormoneve femërore, me kalimin e moshës, ndryshojnë në mënyrë dramatike. Hormonet janë zakonisht të pranishme gjatë lindjes, zhvillimit, pubertetit, shtatzënisë, dhe fillojnë të reduktohen gradualisht kur afrohet periudha e menopauzës.
Hormonet mund të çekuilibrohen jo vetëm nga ndonjë sëmundje, apo çrregullim organik (për shembull, vezoret policistike), por, edhe për shkak të dietave, humbjes/shtimit në peshë, ushtrimit të tepruar fizik, stresit, depresionit etj.
Cili është funksioni themelor i çdo hormoni?
FSH
Prodhimi i vezëve
Dy ditë para nisjes së ciklit ndodh një fenomen hormonal, gjatë të cilit rritet prodhimi i FSH. FSH shkakton rritjen e folikulave (rrjedhimisht edhe të vezëve), si dhe prodhimin e estrogjeneve në vezore.
Simptomat
Nuk janë standarde
Vlerat normale për fazën e prodhimit
3 – 20 mU/ml
Vlerat normale për fazën sekretore
1 – 12 mU/ml
Estradioli/ LH
Ovulacioni
Kur vijnë periodat, rriten edhe estrogjenet, domethënë estradioli. Rritja e tij është e vazhdueshme deri në mesin e ciklit, kohë gjatë së cilës ky hormon arrin zenitin e vet. Kjo dukuri cilësohet si më e rëndësishmja e ciklit, sepse përbën parakusht për ovulacionin.
Simptomat
Dhimbje në pjesën e vezoreve, (ndonjëherë bëhen shumë intensive)
Rritje të sekrecioneve vaginale
Rritje të libidos/dëshirës për raporte intime
Pika gjaku në mesin e ciklit
Vlera të larta energjie
Ndjesi enjtjeje në organet e jashtme gjenitale
Vlerat normale
3 – 20 mU/ml
Faza sekretore
1 – 19 mU/ml
Progesteroni
Pas ovulacionit, gruaja hyn në fazën dytësore të ciklit, ku estrogjenet reduktohen dhe mbizotëron progesteroni, i cili arrin vlerën më të lartë në ditën e 21 të ciklit. Progesteroni parapërgatit endometriumin në rast shtatzënie, dhe në të njëjtën kohë, “ndalon” prodhimin e FSH dhe LH.
Simptomat
Rritje e temperaturës së trupit
Enjtje barku
Ndjesi peshe
Mbajtje lëngjesh/Rritje peshe
Lodhje
Përgjumje
Shqetësim
Nga ana tjetër, vlerat e ulta të progesteronit, mund të çojnë në shterpësi, thatësi vaginale, dhe epsh të ulët. Rritja e peshës trupore, depresioni dhe fryrja janë pasojë e vlerave të reduktuara të progesteronit që vijnë së bashku me menopauzën.